Me fillimin e pandemisë Qeveria e Kosovës e prezantoi Pakon emergjente fiskale.
Në përbërjen e saj janë paraparë edhe ndihmat për bizneset dhe punëtorët e tyre.
Kjo ndikoi që bizneset t’i regjistrojnë punëtorët në mënyrë që të përfitojnë nga kjo pako. Regjistrimi i tyre ndikoi që të ulet dukshëm informaliteti.
Shkalla e papunësisë në Kosovë për këtë vit është vlerësuar të jetë 25%. Kjo përqindje nuk do të jetë përfituese e Pakos për rimëkëmbje ekonomike, e cila mundëson tërheqjen e 10% të kursimeve pensionale.
Përderisa 105 mijë punëtorë të sektorit privat do të marrin nga 0 deri në 10 euro, ndërsa 200 mijë të tjerë në fondin pensional kanë të kursyera deri në 100 euro.
Një punëtor i një kompanie private të pastrimit në Gjilan për 5 vjet nuk i ishte paguar trusti nga kompania.
Nazmi Mehmeti, qytetar nga Gjilani, ka thënë për emisionin Raport se nuk i është paguar trusti për 5 vjet nga kompania private. Pos tij, kjo kompani nuk ia ka paguar trustin edhe disa punëtorëve të tjerë për vite me ardhë”
“Për shkak të mospagesës së trustit, rasti ka kaluar në Gjykatë përmes sindikatës për të gjithë punëtorët”, ka deklaruar ai.
Në anën tjetër, njohësi i çështje ekonomike, Florin Aliu, ka deklaruar se tërheqja e trusti nuk ka qenë formë e mirë dhe se efekti i saj është shumë i kufizuar.
“10 përqindëshi unë besoj që do të ketë efekt shumë të kufizuar, me vetë faktin që shumë raporte thonë se pjesa dërrmuese do të marrin nën 100 euro, që i bie që nuk zgjidh asnjë problem”, ka deklaruar Aliu.
“Precedenti i tërheqjes së mjeteve të trustit nuk është i mirë sepse krijon hapësirë për herë të ardhshme që në rast të problemeve të ndryshme ekonomike në Kosovë por edhe qëllime elektorale, mund të përdoret trusti t’i krijohet njerëzve në tërheqjen e tyre. Këto janë investime afatgjate, automatikisht preket struktura totale e trustit”, ka shtuar ai.
“Është kontribut i tyre, pse të mos merret kur në këtë kohë të vështirë, sado pak iu lehtëson familjeve. Nuk kam aplikuar mirëpo shuma është e mirë”, ka deklaruar një qytetar në Prishtinë.
“Populli e ka pritur këtë 10 përqindësh, njerëzit për shkak të pandemisë kanë rënë dhe i marrin paratë e tyre”, ka thënë një tjetër.
Nga Trusti kanë njoftuar që për 1 javë kanë aplikuar 2/3 e qytetarëve për tërheqjen e 10-përqindëshit apo 361 mijë e 734 persona.
“Fluksi më i madh i aplikimi ka qenë në tri ditët e para. Çështja e ndryshimit të çmimit të njësisë varet në baza ditore nga investimet që janë për shkak të gjendjes të pandemisë ku ndodhemi”, ka deklaruar Jeton Demi, zëdhënësi i Trustit.