Arbëri

Osmani bën homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, nderoi dëshmorët e atdheut duke bërë homazhe pranë memorialit "Nëna Shqipëri" në Tiranë.

Paraprakisht Osmani takoi kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ndërsa në orën 12:30 do të mbajë një fjalë rasti para deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.

Dita e dytë e Osmanit në Shqipëri do të përfundojë me takimin me kryeministrin Edi Rama.