Masakra në Pastasellë të Rahovecit është një nga më të tmerrshmet që kanë kryer forcat kriminale serbe gjatë luftës në Kosovë.
Në këtë masakër janë vrarë dhe masakruar 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat përreth.
Edhe sot e kësaj dite nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’i kthehen trupat e më të dashurve të tyre, të cilët edhe pas 25 vjetësh figurojnë të pagjetur.
Në këtë masakër, përveç vrasjes dhe masakrimit nga forcat serbe, të vrarët më pastaj edhe janë djegur. Në këtë masakër kanë mbijetuar 13 persona.
Ndryshe, për vrasjen dhe masakrimin e 106 martirëve, deri më tani nuk është dënuar asnjë serb që ka marrë pjesë në masakrën e fshatit Pastasellë. /KSP
Artikuj të ngjashëm
-
27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit
-
26 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit
-
Vetëm një i mbijetuar i gjallë i masakrës me 106 civilë të vrarë
-
Për 106 të vrarët mizorisht në Pastasellë asnjë i akuzuar
-
Osmani për masakrën e Pastasellës: S’ndalemi së kërkuari drejtësi për viktimat e këtij gjenocidi