Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia në Shqipëri paralajmëron kundër mbajtjes së protestave

Policia në Shqipëri paralajmëroi të hënën kundër mbajtjes së protestave për vrasjen e një qytetari nga një zyrtar policor.

Në deklaratën e lëshuar për media, Policia përmendi “situatën shqetësuese të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit” dhe kërkoi që secili t’i respektojë masat e izolimit, të ndërmarra nga autoritetet shëndetësore.

Këto masa përfshijnë ndalimin e tubimit të më shumë se dhjetë personave në publik, orë policore gjatë natës, mbajtje të maskave dhe distancë fizike.

Qytetarët e Shqipërisë i kanë sfiduar këto masa dhe kanë protestuar qëkur Policia ka vrarë Klodian Rashën, 25 vjeç, në orët e para të së martës së kaluar.

Policia ka thënë se Rasha i ka injoruar thirrjet e zyrtarëve për të ndaluar dhe se ka vrapuar.

Edhe Protestat për Klodian Rashën, policia shoqëroi mbi 100 protestues të moshës nën 20 vjeç Kronikë Protestat për Klodian Rashën, policia shoqëroi mbi 100 protestues të moshës nën 20 vjeç

Një oficer policie është arrestuar dhe po hetohet.

Në deklaratën e Policisë, të publikuar të hënën, thuhet se autoritetet “nuk do të tolerojnë asnjë tubim që bie ndesh me kufizimet ekzistuese”.

Protestat e qytetarëve në disa raste janë shndërruar në të dhunshme dhe disa protestues janë ndaluar.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar falje për vrasjen e Rashës, ndërsa ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka dhënë dorëheqjen të enjten.

Edhe Arrest me burg për efektivin e penduar që qëlloi për vdekje 25-vjeçarin në Tiranë Kronikë Arrest me burg për efektivin e penduar që qëlloi për vdekje 25-vjeçarin në Tiranë

Por, kjo nuk i ka qetësuar protestuesit, të cilët kërkojnë edhe dorëheqjen e shefit të Policisë dhe lirimin e atyre që janë arrestuar gjatë përleshjeve me Policinë.

Protestat janë përqendruar kryesisht në Tiranë, por ka pasur edhe në qytete të tjera. \ Rel