Arbëri

Sektori privat paralajmëron vazhdim të grevës deri në plotësim të kërkesave

Descriptive Text

Përfaqësuesi i grevistëve të punëtorëve teknike, Adem Borovci, kanë deklaruar se në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre për përfshirje në pakon e rimëkëmbjes ekonomike, greva e tyre do të vazhdojë.

Borovci i cili thotë se përfaqëson punëtorët teknikë të sigurimit, në Express të KTV-së, ka thënë se ndihen të diskriminuar pasi që nuk po trajtohen njësoj sikurse stafi tjetër publik.

“Ne mendojmë se jemi të diskriminuar nga Qeveria dhe Ministria. Jemi rreth dy mijë punëtorë dhe kemi menduar se duhet të ishim përfshirë të gjithë duke qenë të rrezikuar njësoj sikurse mjekët, infermierët”, ka deklaruar ai.

Borovci ka shtuar se punëtorët e higjienës, të cilët nuk janë përfshirë, janë më të rrezikuar se të gjithë të tjerët, duke pasur parasysh që ata kryejnë punë teknike si tek dhënia e infuzionit apo e gjakut.

“Ne punojmë 13 orë në ditë, nga ora 19:00 deri në 8 të mëngjesit. Paga ynë është rreth 222 euro”, ka shtuar ai.

Megjithëkëtë, disa nga stafi është duke vazhduar të kryejë shërbimin. Borovci shton se stafi që punon tek sallat e operacionit, nuk e kanë pezulluar punën mirëpo thonë se edhe ata mund ta bojktojnë totalisht.

“Në kohën kur disa sektorë kanë qëndruar në shtëpi, ne kemi punuar pandërprerë. Nuk jemi ndalur as për një ditë të vetme”, ka potencuar ndër të tjera Borovci.