Punëtorët e sigurimit dhe të pastrimit nëpër spitale nga e hëna futen në grevë
Punëtorët e sigurimit dhe të pastrimit nëpër spitale nga e hëna futen në grevë
Ndonëse tash e 10 muaj përballen drejtpërsëdrejti me pandeminë, punëtorët e pastrimit dhe ata të sigurimit në QKUK dhe nëpër Qendrat Rajonale Spitalore, nuk kanë marrë shtesa nga Qeveria njëjtë si mjekët, infermierët e stafi mbështetës.
Sadbere Ferizi, punëtore e pastrimit në Klinikën Infektive, thotë se shpeshherë janë më të rrezikuar se mjekët në luftën me COVID-19, por megjithatë shteti nuk i përfshiu në pagesat shtesë.
“Duhet me u përfshi në këto shtesa, sepse frontin e parë e kemi ne. Si te gjaku, si te banja, korridori, si te pacienti, si te krejt”, tha Sadbere Ferizi, që është higjieniste në QKUK.
Pikërisht për shkak të kontaktit me pacientë, Sadberja është prekur me koronavirus, të cilin nuk e ka kaluar me lehtësi. Ajo thotë se është përballur me rastin e parë me COVID që ka ardhur në Klinikën Infektive.
“U dashtë me e pagu taksin prej Drenice me ardhë me dezinfektu nonstop deri në 12 të natës, edhe me ndodh kështu kjo është e padrejtë”, tha Ferizi.
Në shenjë proteste ndaj kësaj ndarjeje që u është bërë, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat ka njoftuar se nga e hëna, rreth dy mijë punëtorë teknikë nëpër spitale të Kosovës do të futen në grevë.
Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, thotë se shteti nuk ka reflektuar pas grevave dy-orëshe që punëtorët i kanë mbajtur javën e kaluar, prandaj nuk kanë zgjidhje tjetër vetëm se ta bllokojnë totalisht punën.
“Fatkeqësisht njoftoj që nesër nga ora 07:00 në të gjitha institucionet publike ku kryhen shërbime, punëtorët e sektorit privat nga ora 07:00 do të jenë në grevë dhe na vjen keq që kemi ardhur deri te ky vendim. Në grevë do të marrin pjesë të gjitha spitalet regjionale, që kanë punëtorë të sektorit privat, të gjitha ambulantet dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare. Në këtë grevë në njëfarë forme nuk do të jetë vetëm Qendra Klinike Universitare e Kosovës”, tha Azemi.
Ai ka thënë se është joserioze sesi ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, nuk e ka marrë seriozisht këtë situatë.
“Shpresojmë që kjo nuk do të zgjasë shumë, por megjithatë e gjitha kjo varet prej udhëheqjes së shtetit tonë”, shtoi Azemi.
Për mjekët shtesa e dhënë nga Qeveria ka qenë 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro, kurse për stafin mbështetës nga 100 euro për muaj.
Nga e hëna, stafi privat i spitaleve publike futet në grevë
Kryetari i Sindikatës se Pavarur te Sektorit Privat te Kosovës, Jusuf Azemi, ka deklaruar se të hënën, nesër, nga ora 7:00, të gjithë punëtorët privat të institucioneve spitalore publike, do të jenë në grevë.
Azemi ka deklaruar se janë rreth 2 mijë punëtorë që do të futen në grevë.
“Java e kaluar ishte një javë testuese edhe për protesuesit edhe për institucionet shtetërore dhe gjatë gjithë javës mbajtëm greva për 1 apo 2 orë por deri më sot nuk reflektuan kështu që nesër nga ora 7 në të gjitha institucionet publike ku kryhen shërbime nga stafit privat do të jemi në grevë. Janë diku rreth 2 mijë punëtorë që do të futet në grevë. Në grevë do të marrin pjesë të gjitha spitalet regjionale ku marrin pjesë punëtorët e sektorit privat dhe nëpër QKMF-të në të gjithë vendin me përjashtim të QKUK-së”, ka deklaruar Azemi në një konferencë për media.
Ai ka theksuar se i kanë shfrytëzuar të gjitha mundësitë për të marrë pagesë shtesë për punën gjatë pandemisë, mirëpo sipas tij, asgjë deri më tash nuk është bërë në këtë drejtim.
“Pas kërkesës për pagesën shtesë ose simbolike siç janë paguar mjekët, infermierët e stafi mbështetës neve na kanë konfirmuar se punëtorët teknikë të sektorit privat do të jemi pjesë e stafit mbështetës në lidhje me shtesat por ende nuk kanë lëvizur në këtë drejtim. Ne kemi shfrytëzuar te gjitha mundësitë me të gjithë akterët që kanë të bëjnë me çështjen e pagesës dhe deri më tani nuk kemi asnjë lëvizje pozitive”, ka deklaruar Azemi.
Ai ka shtuar se do greva do të varet nga qeverisja duke uruar që kjo të mos zgjasë shumë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Bislimi: Kosova nuk pranon ta sakrifikojë sovranitetin për largimin e Serbisë nga orbita ruse

Vela: Arrestohet kreu i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, lejoi shfaqjen teatrale të financuar nga Kosova

Rama u përgjigjet atyre që e akuzojnë për Asociacionin

Zyrtarë të sektorit publik trajnohen në kompaninë që është denoncuar nga MSH-ja

BE-ja po i shqyrton masat ndaj Kosovës, nuk përfshihen vizat

Politikanë e aktivistë serbë: Prishtina dhe Beogradi bashkëfajtorë për situatën në veri

Bislimi: Nuk i ndjekim kërkesat e Serbisë

BE-ja mirëpret “çdo propozim konstruktiv” për ta çuar përpara çështjen e Asociacionit

Vuçiq i përgjigjet Ramës: Propozimin për Asociacionin e japin serbët

Vuçiq kërkon autonomi më të madhe për serbët në veri

Morina akuzon institucionet për diskriminim ndaj personave LGBTI
