Arbëri

KDI: Partitë politike me mbi 2 milionë euro borxhe për 2019

 

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur sot konferencë për media, ku është shpalosur hulumtimi “‘Kuletat’ e subjekteve politike parlamentare: Si qëndrojnë financiarisht ato?”. Ky hulumtim paraqet një analizë të raporteve vjetore financiare të subjekteve politike parlamentare në Kosovë për vitin 2019, të cilat janë publikuar, në version të paaudituar, në fund të tetorit të këtij viti.

Eugen Cakolli, i cili paraqiti gjetjet kryesore të këtij hulumtimi, vlerësoi që mospublikimi në kohë i raporteve vjetore financiare të subjekteve politike paraqet mungesë të theksuar të transparencës dhe llogaridhënies së tyre ndaj publikut, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.