Arbëri

MI-ja ndalon vendosjen e reklamave përgjatë autostradave dhe rrugëve nacionale e rajonale

Foto: Koha / ilustrim
 

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka marrë vendim të hënën, që të hiqen të gjitha panot reklamuese të vendosura në mbikalime, ura e tunele përgjatë autostradave, rrugëve nacionale dhe atyre rajonale.

Abrashi i ka quajtur reklama të kundërligjshme, ndonëse në pikën dy të vendimit thuhet se “revokohen të gjitha pëlqimet e lëshuara nga Ministria e Infrastrukturës për vendosjen e panove reklamuese. Sipas vendimit, ato janë në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ për vendosjen e panove reklamuese në rrugët nacionale dhe rajonale.