Arbëri

Mot i vranët këtë javë në Kosovë, në viset malore parashihet borë

 

Java ka nisur me reshje të shiut dhe erë. E në vise më të larta malore Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka parashikuar se viset të larta malore do të bie borë.

Vranësirat të dendura të stadit të mesëm dhe të ulët të troposferës të cilat kanë mbuluar territorin tonë, vazhdojnë të intensifikohen dhe si rezultat parashihen reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.