Arbëri

14 të vdekur e 560 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

14 të vdekur e 560 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit
 

14 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë. Të shtunën, janë regjistruar edhe 560 raste të reja.

Në nivel vendi, që nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 1087 persona si pasojë e virusit. 14 rastet e vdekjes, të regjistruara të shtunën, janë nga Prishtina 6 raste (75, 74, 68, 66, 61, 48 vjeç), Ferizaj 2 raste (71, 62 vjeç), Gjakova 2 raste (76, 60 vjeç), Peja 2 raste (71, 72 vjeç), Gjilani 1 rast (56 vjeç), Istogu 1 rast (64 vjeç).