Arbëri

Sot në Shqipëri mot me shi

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonat e thella të verilindjes do të ketë reshje bore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të ndejshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 08ºC në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 16°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.