Arbëri

Sallahu: Vota e Arifit është kundërkushtetuese

 

Blerim Sallahu, përfaqësues ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, në Interkativ të KTV-së ka thënë se vota e deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti është kundërkushtetuese.

“Sot mbajtëm një seancë dëgjimore në Gjykatë Kushtetuese virtualisht. Aty i paraqitëm pretendimet tona se pse deputeti Etem Arifi është dënuar me vendim të formës së prerë dikund në gusht të vitit 2019, pastaj duke përmbushë një formularë të certifikimit të kandidatit ai nuk ka treguar që është i dënuar kësisoj edhe KQZ-ja duke u bazuar në një vendin të gjykatës supreme ka lejuar certifikimin e kandidatit të caktuar”, ka thënë Sallahu.