Arbëri

Së shpejti shpallen procedurat e tenderimit për autoudhën Kievë - Zahaq

Së shpejti shpallen procedurat e tenderimit për autoudhën Kievë - Zahaq
 

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka pritur në një takim pune drejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim - BERZH në Kosovë, Neil Taylor, dhe Arianit Blakaj, bankier kryesor i këtij institucioni në Kosovë.

Në komunikatën e MI thuhet se në takim u diskutuan projektet infrastrukturore që Ministria e Infrastrukturës i ka me Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, me theks të veçantë projektet e rëndësishme që lidhin Kosovën me vendet e rajonit.