Arbëri

Nagavci: Vendimi i Kushtetueses është i rëndësishëm, vendi ka nevojë për zgjedhje

 

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me rastin e Etem Arifit është i një rëndësie të jashtëzakonshme.

Kushtetuesja përfundoi sot seancën në lidhje me këtë çështje ku dëgjoi argumentet e palëve, dhe kryetarja e saj njoftoi se sapo të merret vendimi opinioni do të njoftohet.