Arbëri

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike kalon në Komisionin për buxhet

Komisioni për Buxhet dhe Transfere me 6 vota për dhe 3 kundër, ka votuar raportin me rekomandime për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Votimit të këtij raporti i ka paraprirë miratimi i 4 amemdamenteve të propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës.

Deputeti i PDK-së Bedri Hamza ka propozuar të katër amendamentet.

Amemdamenti i parë është që mjetet e tërhequra nga pjesëmarrësit, e të cilët kanë kursime deri në 9.999 mijë euro, të kompensohen në formë rimburësimi, duke filluar nga viti 2023.

Amendamenti i dytë ka të bëjë me lëndën e parë që prodhohet nga veprimtaritë biznesore të regjistruara dhe aktive në Kosovës. Sipas këtij amandamenti, pavarësisht se a eksportohet jashtë vendit apo jo, duhet të lirohet nga TVSH-ja.

Amendamenti i tretë thotë se të gjitha bizneset të cilat kanë qenë të mbyllura apo kanë pasur probleme të funksionimit të rregullt gjatë kohës së pandemisë, por të cilat kanë qenë të regjistruara në regjistër të biznesit para datës 29 shkurt 2020, të mbështetën financiarisht nga ana e buxhetit të Kosovës me mjete për t’i mbuluar shpenzimet operative në shumën prej 200 milionë euro.

Amendamenti i katërt thotë se duhet të paguhen nga ana e buxhetit të Kosovës, pagat e punonjësve në sektorin privat për periudhën tetor - dhjetor 2020, të cilët si pasojë e pandemisë COVID-19 janë larguar apo pezulluar nga puna e tyre për periudhë jo më të shkurtër se tre muaj pas datës 29 shkurt 2020 e deri më 30 dhjetor 2020. Shuma e pagesës për punëtorët është 300 euro për një muaj.

Ky projektligj ishte votuar në lexim të parë në tentimin e shtatë, ndërkohë Qeveria ka paralajmëruar se do ta sjellë këtë javë në Kuvend për votim të lexim të dytë.

Nga ky ligj, ndër të tjera parashihet tërheqja e 10 për qind të kursimeve nga Trusti. \ ksp