Arbëri

Basha: Drejtori i AKI-së s’pati kohë për të gjitha pyetjet

Basha: Drejtori i AKI-së s’pati kohë për të gjitha pyetjet
 

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Kreshnik Gashi, nuk iu është përgjigjur të gjitha pyetjeve të deputetëve në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për inteligjencë, me arsyen se ka angazhime tjera. Kështu ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

Ai pas mbledhjes së Komisionit tha se ndonëse kishin shumë pyetje për shkak të angazhimeve të Gashit, u morën vesh që të mbajnë edhe një takim tjetër.