Arbëri

​MPJD-ja thotë se është në fazën finale të konsultimeve për emërimin e ambasadorëve të rinj

​MPJD-ja thotë se është në fazën finale të konsultimeve për emërimin e ambasadorëve të rinj
 

E pakuptueshme po konsiderohet vonesa e Qeverisë së Kosovës në emërimin e ambasadorëve të rinj në Uashington, Londër e Bruksel, qendra këto ku aktualisht Kosova përfaqësohet vetëm me të ngarkuar me punë. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme thonë se janë në fazën finale të konsultimeve për përzgjedhjen e ambasadorëve të rinj, derisa theksojnë se secili vendim i ministres do të jetë në konsultim të plotë me kryeministrin Avdullah Hoti.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, thonë për KosovaPress, se deri në emërimin e ambasadorëve të rinj, Kosova në këto vende po përfaqësohet me të ngarkuar në punë të cilët po kryejnë të gjitha detyrat e parapara.