Arbëri

Këtë vit diaspora dërgoi afër 800 milionë euro në Kosovë

Këtë vit diaspora dërgoi afër 800 milionë euro në Kosovë
 

Me gjithë situatën e vështirë të shkaktuar nga pandemia Covid-19 si në Kosovë ashtu edhe në vendet ku jetojnë mërgimtarët, këta të fundit kanë vazhduar të ndihmojnë shumë familjet e tyre që jetojnë në Kosovë.

Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, në një përgjigje për KosovaPress, ka thënë se vetëm në periudhën janar-tetor 2020, mërgimtarët kanë dërguar 90 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit 2019.