Arbëri

Qeveria vazhdon të premtojë Ligjin për rimëkëmbje, por assesi t'i sigurojë votat

 

“Unë sot po jap edhe premtim publik se ligjin për rimëkëmbje ekonomike do ta kalojmë javën tjetër dhe do të përfundojë kjo çështje”.

Kështu ishte shprehur kryeministri Avdullah Hoti të premten e kaluar gjatë një vizite në Suharekë, e të njëjtin qëndrim të hënën e shfaqi edhe shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi.