Arbëri

Pas raportimit të KOHËS, Bahtiri kërkon t’i ofrohet oksigjen ish-punëtorit të Trepçës

Ish-punëtorit të Trepçës, Sokol Begut, që vuan nga sëmundjet kronike të mushkërive dhe diabetit, të premten i është ndërprerë furnizimi me oksigjen. Për këtë, nga Spitali i Mitrovicës është thënë se Begu nuk ka qenë duke përdorur oksigjen.

Një ditë pas raportimit të KOHËS, kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, ka deklaruar se qasja e drejtorit të Spitalit ndaj ish-punëtorit të Trepçës, është e papranueshme dhe e patolerueshme.

Bahtiri përmes Facebook ka kërkuar që drejtori i Spitalit të reagojë në mënyrë urgjente lidhur me rastin.

“Me këtë rast kërkoj nga drejtori i Spitalit që në mënyrë urgjente t'i ofroj oksigjen Sokol Begut, nga të cilët varet jeta e tij dhe njëkohësisht t'i kërkoj falje pacientit për fyerjen e bërë”, ka shkruar ai.