Arbëri

Veton Surroit nuk do t’i hiqet titulli, prefekti i Kukësit do ta shfuqizojë vendimin

Descriptive Text

Pas letrës së hapur që dy intelektualë i drejtuan Këshillit të Qarkut Kukës, kryetari i Këshillit, Abdulla Domi i hoqi titullin “Nderi i Qarkut Kukës” publicistit dhe politikanit Veton Surroi, titull që i ishte dhënë në vitin 2015. Por një gjë e tillë do të tërhiqet. 

Këtë vendim kryeministri Edi Rama e ka quajtur lajthitje kolektive, teksa i ka bërë thirrje prefektit të qarkut të mos firmosë një akt të tillë, ndërsa kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici kërkoi ndjesë për veprimin e nxituar.

Top Channel ka mësuar se prefekti do ta rrëzojë vendimin dhe Veton Surroit, do i kthehet titulli i “Nderit të Qarkut Kukës”, ndërsa pritet që të martën të ketë një konferencë sqaruese mbi këtë çështje.