Arbëri

Surroi: Vendim i çuditshëm që u ngjason gjykimeve politike të komunizmit, e jo të një bashkie të demokracisë

Surroi: Vendim i çuditshëm që u ngjason gjykimeve politike të komunizmit, e jo të një bashkie të demokracisë
 

Publicisti dhe politikani nga Kosova, Veton Surroi, shprehet se kjo periudhë ballafaqimi me të kaluarën nuk duhet të shfrytëzohet për qëllime dhe hesape politike.

Duke u ndalur te vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit që i hoqi atij titullin “Qytetar Nderi”, titull i dhënë në vitin 2015, Surroi u shpreh se u befasua nga lajmi që mori.