Arbëri

Shqipëria e Kosova synojnë thellimin e bashkëpunimit në nivel të qeverisjes vendore

Shqipëria e Kosova synojnë thellimin e bashkëpunimit në nivel të qeverisjes vendore
 

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj priti sot në një takim pune zv.kryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Tahiri, me të cilin nënshkroi Deklaratën e Mirëkuptimit për organizimin vjetor të Kongresit të kryetarëve të komunave/bashkive të Shqipërisë e të Kosovës.

Gjatë takimit, ministri Lleshaj nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh në nivel të të zgjedhurve vendorë dhe e konsideroi këtë nismë si një platformë në shërbim të nxitjes së bashkëpunimit mes autoriteteve vendore, përmirësimin e komunikimit mes niveleve të ndryshme të qeverisjes midis dy vendeve.