Arbëri

KQZ-ja do t’u mundësojë të infektuarve të votojnë nga shtëpia

Foto: KOHA
 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do t’ua mundësojë pacientëve të infektuar me koronavirus, të votojnë në zgjedhjet për kryetar të Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, bëri të ditur se votuesit të cilët janë të infektuar me Covid-19 në rast se pasi kanë votuar përmes ekipit lëvizës nga shtëpia e tyre ku janë në karantinë do të dalin të votojnë edhe në vendvotim, atëherë do të bënin dy vepra penale.