Arbëri

Islami: Nuk besoj që Bideni do të këmbëngul që shtetet tjera të hapin ambasada në Jerusalem

Gazetari Nehat Islami në emisionin Desku në KTV ka thënë se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, nuk do të këmbëngul që shtetet e tjera të hapin ambasadat në Jerusalem.

Sipas tij presidenti Biden dëshiron të rirregullojë raportet amerikano-arabe.

“Do të përpiqet të mos krijojë xixa në këto raporte, që ato raporte të përmirësohen dhe nuk besoj se do të ngulë këmbë që shtetet e tjera të hapin ambasadat në Jerusalem derisa të mos zgjidhet çështja e raporteve mes Izraelit dhe Palestinës”, ka thënë Islami.