Arbëri

Thaçi vetë foli, por dyshohet se bashkëluftëtarët i udhëzoi të heshtin

 

Edhe pse ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është një nga personat e paktë të UÇK-së, i cili ka folur dhe nuk është mbrojtur në heshtje në Hagë, Prokurori i Specializuar e ndërlidh atë se ka ndikuar që të tjerë të ftuar të mos flasin, por të mbrohen në heshtje. Një ndërlidhje të tillë e pati bërë edhe Rexhep Selimi, i cili publikisht pati thënë që “Thaçi atij dhe luftëtarëve të tjerë u kishte dërguar porosi që të mos flasin, por të mbrohen në heshtje”

Dy herë ka folur ish-presidenti Hashim Thaçi në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.