Arbëri

Përplasje e re, mospajtime të vazhdueshme brenda koalicionit qeverisës në Kosovë

Përplasje e re, mospajtime të vazhdueshme brenda koalicionit qeverisës në Kosovë
 

Mospajtimet publike të partnerëve e koalicionit qeverisës në Kosovë vazhdojnë të jenë evidente, e që sipas analistit politik Artan Muhaxhiri, ato janë pasojë e mungesës së një programi të harmonizuar qeveritar.

“Kjo qeveri është krijuar si rrufe, pa ndonjë harmonizim apo koordinim të programeve, prandaj aleatët nuk kanë homogjenitet”, tha Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.