Arbëri

Kamberi: Vuçiqi do bashkëpunim me shqiptarët që e duan Serbinë, jo me të zgjedhurit e tyre

Kamberi: Vuçiqi do bashkëpunim me shqiptarët që e duan Serbinë, jo me të zgjedhurit e tyre
 

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, i cili po ndodh që një kohë të gjatë, tani ka marrë vëmendje më të shtuar të politikës në Kosovë e Shqipëri, me çka ka nxitur reagimin e ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja vendeve.

Nga ky proces që Serbia ka ndërmarrë e që për qëllim ka ndryshimin e strukturës etnike, më e prekur është Komuna e Medvegjës.