Arbëri

Fëmijët mësojnë për figurën e Adem Jasharit në PFF

Fëmijët mësojnë për figurën e Adem Jasharit në PFF
 

Të vegjlit do të mësojnë për figurën e komandantit legjendar Adem Jashari, në edicionin special të Programit Fluturues të Fëmijëve që do të transmetohet më 28 nëntor.

Kush ishte Adem Jashari dhe pse është e rëndësishme të mësojmë për të? Çfarë bëri ai për vendin tonë? Çka bënte Adem Jashari përpara se të bëhej komandant i UÇK-së? Në cilat beteja mori pjesë? Çfarë u ndodhi Adem Jasharit dhe familjes së tij? A kishte të mbijetuar nga masakra ndaj familjes Jashari? Kur u shpall Adem Jashari Hero i Kosovës?