Arbëri

Hoti nënshkruan deklaratë kundër ngacmimeve seksuale në administratën publike

Hoti nënshkruan deklaratë kundër ngacmimeve seksuale në administratën publike
Foto: ZKM
 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka nënshkruar deklaratën kundër ngacmimeve seksuale në administratën publike të Kosovës.

Siç njofton kumtesa nga kryeministria, ai ka theksuar se Qeveria e Republikës se Kosovës mbetet e përkushtuar për zbatimin e politikave aktive në fushën e të drejtave të njeriut, mbrojtjen nga diskriminimi dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët në Republikën e Kosovës.