Arbëri

Lansohet Projekti “HERAS Plus” që synon mbështetjen e Arsimit të Lartë në Kosovë

Lansohet Projekti “HERAS Plus” që synon mbështetjen e Arsimit të Lartë në Kosovë
 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA), nën përkujdesje të ambasadorit austriak në Kosovë, z. Christoph Weidinger dhe ministrit të MASh, z. Ramë Likaj, kanë bërë lansimin zyrtar të Projektit “HERAS Plus”. Për shkak të kushteve të krijuara nga pandemia COVID-19, si dhe në përputhje me udhëzimet e IKSHPK-së, konferenca lansuese e projektit u zhvillua e tëra në platformë virtuale (online).

Projekti “HERAS Plus” është bashkëfinancim i Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Projekti synon që brenda 3 viteve në vijim (2020-2023) të mbështesë zhvillimin e arsimit të lartë dhe hulumtimit shkencor, si dhe zhvillimin shkencave të aplikuara në Kosovë në harmoni me standardet evropiane siç janë ato të Zonës Evropiane e Arsimit të Lartë (EHEA) dhe Zonës Evropiane të Hulumtimeve Shkencore (ERA).