Arbëri

Thaçi në Speciale është distancuar nga UÇK-ja, ka thënë se Shtabi i Përgjithshëm s’kishte autoritet

 

31 maji i vitit 2021 është afati i fundit kur Zyra e Prokurorit të Specializuar është e obliguar t’ia dorëzojë mbrojtjes së katër ish-eprorëve të UÇK-së, secilën provë që e posedojnë e ku e kanë mbështetur aktakuzën për krime lufte kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Nikolas Giju, të hënën mbrëma ka nxjerrë vendimin kornizë për nxjerrjen graduale të provave kundër katër ish-eprorëve që po mbahen për krime lufte në paraburgim në Hagë.