Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy të mitur në Qendrën Korrektuese në Lipjan po vazhdojnë studimet

Dy të mitur të cilët janë në Qendrën Korrektuese për të mitur në Lipjan, janë duke vazhduar studimet universitare nga kjo qendër.

Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, kjo po bëhet në kuadër të programeve për trajtimin e të miturve, e që sipas tyre, qëllim ka rehabilitimin dhe risocializimin e të miturve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kështu, përveç organizimit të procesit mësimor në nivelin fillor dhe atë të mesëm, ku të gjithë të miturve iu mundësohet t'i vijojnë mësimet aty ku i kanë ndërprerë para se të vijnë në QKML, këtë vit dy të mitur nga kjo qendër po ndjekin online studimet universitare, njëri në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik dhe tjetri në Universitetin AAB, në drejtimin Shkencat Kompjuterike”, thuhet në njoftim.

SHKK thotë se arsimimi në institucione korrektuese është ekuivalent me arsimimin e përgjithshëm në Kosovë, gjithë të burgosurit, të cilët mbarojnë me sukses vitin shkollorë, marrin dëftesat, certifikata dhe diplomat, të cilat nuk dallojnë nga ato që jepen për personat që vijojnë shkollimin në liri.