U.d. e Presidentes, Vjosa Osmani sot ka mbajtur një takim virtual me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit politike, me theks të veçantë në relacionet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për media, Osmani ka ritheksuar se për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nevojitet bashkërendim dhe unifikim i qëndrimeve të tërë spektrit politik në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në mënyrë që marrëveshja që do të arrihej në Bruksel të gjejë implementim dhe të konsiderohet e pranueshme në vendin tonë, konsideroj që duhet të punohet në mënyrë aktive drejt unifikimit të qëndrimeve dhe kërkesave të tërë spektrit politik në vend. Marrëveshja përfundimtare duhet të jetë në interes të qytetarëve të Kosovës dhe e tillë që e respekton Kushtetutën e vendit tonë, integritetin territorial dhe parimin e unitaritetit të shtetit. Askush nuk ka mandat që ta rinegociojë kushtetutën tonë e cila tashmë në vetvete përfshinë shumë koncesione”, ka ajo.
Në këtë bashkëbisedim online, njoftohet se u diskutua edhe për marrëveshjen e fundit në mes të Kosovës dhe BE-së për sigurim të stabilitetit makroekonomik si dhe përballje me pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia.