Arbëri

Turqia bllokon avionët-ambulancë për pacientët me COVID-19 që kërkojnë shërim në spitalet turke

Turqia bllokon avionët-ambulancë për pacientët me COVID-19 që kërkojnë shërim në spitalet turke

Tiranë, 22 nëntor - Turqia i ka bllokuar të gjithë avionët-ambulancë për pacientët me COVID-19 nga vendet e tjera, të cilët kërkojnë të kurohen në spitalet turke. Lajmi u bë i ditur nga mediat turke pas deklaratës së Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil të këtij vendi. Ndërkohë që Shqipëria, bashkë me Gjeorgjinë, Rusinë dhe Irakun, janë katër vendet që dërgonin më shumë pacientë të sëmurë me COVID-19 në Turqi.

Në Shqipëri aktualisht janë 32.196 persona pozitivë me COVID-19, ndër ta 16.042 aktivë. Fatmirësisht kanë arritur të fitojnë betejën 15.469 pacientë të prekur me COVID-19 dhe nuk kanë mundur të mbijetojnë 685 të infektuar. Shifrat zyrtare nuk përfshijnë qindra raste të tjera që shmangin testimin me tampon për metoda alternative si skaneri apo grafitë.