Arbëri

Përgjysmim i numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve për një vit në Kosovë

Numri i udhëtarëve që e kanë vizituar Kosovën ka rënë për 55%, krahasuar me shifrat e një viti më parë. Që nga 1 janari e deri më 31 tetor të këtij viti, në Kosovë kanë ardhur 906 mijë e 24 persona, kurse gjatë kësaj periudhe janë realizuar gjithsej 6720 fluturime.

Në të njëjtën periudhë gjatë vitit të kaluar, kur nuk ishte e pranishme pandemia Covid – 19, Kosovën e kishin vizituar mbi 2 milionë persona. Deri në tetor të vitit 2019, ishin realizuar gjithsej 14 mijë e 966 fluturime.