Arbëri

Mbi 2,600 imigrantë kanë ardhur në Kosovë nga 1 janari, mbi 50 % të tyre sirianë

Mbi 2,600 imigrantë kanë ardhur në Kosovë nga 1 janari, mbi 50 % të tyre sirianë
Foto: KP

Vetëm gjatë këtij viti në vendin tonë kanë ardhur mbi 2,600 të huaj. Prej tyre, 1,300 e kanë shfrytëzuar të drejtën për azil, ndërsa pjesa tjetër kanë hyrë ilegalisht në Kosovë. Mbi 50 për qind prej tyre vijnë nga Siria, e që ekspertë të sigurisë në deklarata për KosovaPress e shohin me shqetësim ardhjen e tyre. Këta të fundit kërkojnë nga institucionet që të verifikojnë këta imigrantë, meqë sipas tyre mund të jenë të rrezikshëm.

Të rinj të shumtë nga vende të ndryshme të Lindjes së Mesme, janë parë së fundmi në rrugët e Prishtinës. Të ikur nga vatrat e krizës, nëpërmjet rrugëve ilegale shumë prej tyre kanë hyrë në Kosovë, për të kaluar më pas në shtetet perëndimore.