Arbëri

Qytetarët ndajnë mendime të ndryshme rreth llojit të maskave mbrojtëse nga COVID-19

Maskat mbrojtëse janë bërë pjesë e përditshmërisë së qytetarëve të vendit.

Shtimi i numrit të rasteve pozitive me COVID-19, gjobat policore për mosvënie të maskës si dhe rreziku i infektimit, kanë bërë që ata të vendosin edhe për llojin e maskës që duan ta bartin.

Sipas qytetarëve, është i rëndësishëm konsultimi me profesionistët që bëjnë shitjen e maskave para se ato të blihen.

Ndërkohë, të tjerë qytetarë thonë se maskat të cilat blihen nëpër barnatore të ndryshme apo edhe pika të tjera nuk ofrojnë siguri për ta.

Prandaj, thonë se e shohin të arsyeshme që maskat t’i bëjnë vetë.

Përmes një përgjigjeje me shkrim Agjencia e Kosovës për Pajisje dhe Produkte Medicinale kanë njoftuar se janë duke u përdorur dy lloje të maskave për mbrojtje nga COVID-19.

Sipas tyre, aktualisht janë duke u përdorur maskat medicinale dhe ato personale për mbrojtje nga virusi, e megjithatë, sipas tyre, maskat medicinale klasifikohen si më efektivet për mbrojtje nga COVID-19.

Në përgjigjen e AKPPM-së tutje thuhet se maskat për mbrojtje personale nuk klasifikohen si pajisje medicinale dhe si të tilla nuk janë të prodhuara për mbrojtje primare nga viruset e