Arbëri

141 të vdekur dhe mbi 9.200 raste me koronavirus në 15 ditët e fundit në Kosovë

141 të vdekur dhe mbi 9.200 raste me koronavirus në 15 ditët e fundit në Kosovë
 

Ditëve të fundit është shtuar numri i të vdekurve dhe i rasteve të infektimit me COVID-19 në Kosovë.

Vetëm në 15 ditët e para të nëntorit 141 persona kanë vdekur, ndërkaq po për këtë periudhë janë regjistruar 9.275 raste të reja të infektimit. Megjithatë është rritur edhe numri i testimeve. Për të njëjtën periudhë janë kryer 24.490 testime. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, që nga fillimi i nëntorit e deri tash, janë 1.785 të shëruar, raporton KOHA.