Arbëri

Ndikimi i pandemisë në shëndetin mendor dhe në ekonomi

Foto: Ilustrim
 

Rritja e rasteve, ashpërsimi i masave, mbyllja totale, e vazhdimësia e përkeqësimit të gjendjes me koronavirus në Kosovë, janë duke ndikuar në gjendjen shëndetësore të qytetarëve, e posaçërisht duke prekur edhe anën psikike.

Duke qenë se po bëhen një vit qëkur Covid-19 filloi përhapjen në të gjithë botën, edhe në vend njohja me një situatë të tillë nuk është edhe aq e lehtë për qytetarët, e sidomos dalja me kujdes të shtuar.