Arbëri

Zogaj: Vetëm 10% kemi informacione për komplekset memoriale

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, ka paraqitur raportin financiar në Komisioni për Buxhet dhe Transfere.

Është ankuar se kanë numër të vogël të punëtorëve, ndërsa kanë shumë përgjegjësi.

Tha se deri tash kanë vetëm 10 për qind të informacioneve për komplekse memoriale edhe pse puna e tyre ka nisur në vitin 2018, raporton KOHA.

“Një prej problemeve para se të bëhem drejtor është kur kam parë flamuj të shqyer nëpër memoriale. Kam shpallur tender dhe kam zgjedhur një kompani që do të bëjë ndërrimin e tyre 2 herë në vit pa kompensim. Por, as këtë s’e kemi zgjedhur anekënd Kosovës, sepse ka memorialë që ose se dimë ku janë, ose nuk e kemi mbikëqyrjen”, ka thënë Zogaj.

Sipas Zogajt, problem tjetër për këtë agjenci është se ende nuk dihet saktë se sa memoriale i ka Kosova.

“Problemi tjetër është me ditë sa memorialë, sa pllaka, sa komplekse janë anekënd Kosovës. Kuvendi vetëm si emra ka caktuar 230. Më 2018 jam munduar të tuboj informacione. Prej të gjitha formave, vetëm 10 për qind kam tubuar informacione”, ka shtuar ai.

Komisioni që drejtohet prej Hekuran Muratit nga Lëvizja Vetëvendosje, me 4 vota për dhe 3 kundër, i rekomandoi Kuvendit të Kosovës që të miratojë raportin vjetor financiar për këtë agjenci.