3 perditesime
23:32

Rukiqi: Mijëra vende pune mund të humben sivjet

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se gjatë këtij viti gjasat janë që të humbin mijëra vende të punës.

“Nuk isha lëshuar në shifra (të njerëzve që mund të mbesin papunë). Nuk janë shifra të bazuara në të dhëna të cilat janë reale ne duhet me e pritë Agjencinë e Statistikave po nga ajo që kemi parë nga anketat tona ka një rënie të punësimit në përgjithësi, edhe e dyta ka një rënie të interesit të kompanive për të punësuar punëtorë të rinj në faza tre mujore, gjashtë mujore, se ne ashtu e matim”, ka thënë Rukiqi.

Ai ka shtuar se sigurisht që pandemia do ta ketë ndikimin e vet.

“Kjo varet edhe nga shkalla e rënies ekonomike por gjasat janë që mijëra vende pune mund të humbin këtë vit, dhe nëse vazhdon më gjatë atëherë edhe më shumë”, ka thënë Rukiqi.

23:30

Rukiqi: Propozimi për qeverinë, të ndihmohen të gjitha kompanitë që kanë rënie të qarkullimit për 20%

Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), thotë se i di mundësitë buxhetore të qeverisë, por ajo duhet të gjejë mënyra për të ndihmuar bizneset që janë prekur nga pandemia.

Rukiqi në një intervistë në Interaktiv, ka thënë se kryeministrit Hoti, i është dorëzuar një propozim se si dhe cilat biznese të ndihmohen.

“Ne i dimë mundësitë buxhetore, por duhet të gjendet mënyra që me një shumë e caktuar që mbulon një pjesë të pagave të punëtorëve, një pjesë të qirave dhe një pjesë të obligimeve tjera, shpenzimeve të ndryshme operative, të ndihmohen të gjitha kompanitë që kanë rënie të qarkullimit për 20 për qind”, ka thënë Rukiqi.

Ai ka thënë se ky propozim i është të hënën Hotit.

Rukiqi tha se sot ka pasur edhe një takim me guvernatorin e Bankës Qendrore, dhe ai sipas tij, ka shprehur shqetësimin e destabilizimit të sistemit financiar nga një mbyllje tjetër e paralajmëruar shkaku u COVID-19.

23:16

Rukiqi: Nuk pati fare koordinim me ne për masat e marra në vikend

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se nuk ka pasur fare koordinim me ta nga Ministria e Shëndetësisë për masat e marra gjatë fundjavës, ku pati mbyllje të shumicës së bizneseve gjatë fundjavës.

“Ne tash po e shohim që ky është proces i vendimmarrjes tek mjekët, është çështje e shëndetit publik para së gjithash. Kemi kërkuar që jashtë asaj, që ministri Zemaj, apo kushdo që të jetë ministër i Shëndetësisë, që së paku të ketë një koordinim më të mirë me dikastere që janë të ekonomisë e që nuk janë pak në Kosovë. Edhe ata të jenë zë i biznesit apo i ekonomisë brenda Qeverisë. Ne koordinim fare apo aspak kemi pasur për këto masa të vikendit, që krijuan dorën në zemër kundërefekte, edhe gjatë implementimit u shqiptuan shumë gjoba absurde duke mos pasur qartësi të mjaftueshme, pasi ishte vendim i shpejtë. Në të njëjtën kohë u krijua efekti që e pamë gjithë, që e kam paralajmëruar që kur erdhi draft vendimi, që në momentin që kufiri është hapur njerëzit do të lëvizin e do të dëmtohet edhe më tutje kapaciteti i ekonomisë sonë këtu, pasi fuqia blerëse orientohet në vende tjera. Pastaj kemi pasur takim dielën me ministrin Zemaj, së paku me ditë çfarë po ndodh”, ka deklaruar Rukiqi në Interaktiv të KTV-së.

23:09

Rukiqi: Rezistenca ndaj mbylljes po rritet, dëmi është zinxhiror

Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se rezistenca ndaj mbylljes së dytë tani është më e madhe, derisa ka theksuar se dëmi nga pandemia është zinxhiror.

“Ky paralajmërim (për mbyllje) ka qenë edhe nga vikendi. Ka një rezistencë në rritje ndaj një mbyllje të re, që nuk ka qenë e njëjtë në muajt e mëhershëm. Ne jemi të vetëdijshëm se kjo pandemi nuk e ka një shkop magjik që e parandalon. Kemi mësuar nga përvoja e pranverës se duhet të gjendet mesi se duhet të ruhet shëndeti por edhe ekonomia”, ka thënë Rukiqi.

Ai ka shtuar se shumica e kompanive preken, pavarësisht a mbyllen a jo.

“Po supozojmë se dikush mbetet hapur, prodhimi, në momentin që po mbyllet sektori i gastronomisë ata nuk po kanë ku me e shitë produktin e vet, pra automatikisht po bie niveli i prodhimit. Në anën tjetër nëse kemi rënia te tregtia me pakicë automatikisht preket edhe ajo me shumicë. Vendimi do të prekë pjesën më të madhe të pjesës me pakicë dhe sektorin e gastronomisë”, ka thënë ai. “Nuk është çështje e varësisë, por është çështje zinxhirore. Nëse kemi kufizime që edhe njerëzit mos me dalë në punë. Duke parë rritje të rasteve atëherë ka pasiguri. Kemi rritje të depozitave, e në të njëjtën kohë rënie të fuqisë blerëse. Qarkullimi sipas shifrave është diku mbi një miliard euro”.

Rukiqi ka shtuar tutje se për shumë kompani që janë biznese familjare kanë kapacitet të vogël për me iu shpëtuar dy mbylljeve.

qenë një mbështetje financiare që është mirëpritur nga bizneset, porse kemi qenë në një fazë kur nuk është diskutuar për mbylljen”, ka thënë ai.