Arbëri

Zemaj: Do të vazhdojmë me vendime operacionale për uljen e rasteve me COVID-19

 

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ka biseduar me kryetarët e komunave për shtimin e numrit të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se nga java e kaluar, është filluar me masa më të rrepta për disa qytete të Kosovës, duke bërë të ditur se do të vazhdojnë çdo ditë me vendime operacionale. Kjo sipas tij do të bëhet për komuna të caktuara në bazë të kategorizimit si pasojë e numrit të të infektuarve.