Arbëri

Gjashtë të vdekur në Shqipëri nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Sipas komunikatës nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe janë infektuar 489 persona ndërsa janë shëruar 165 të tjerë.

MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1954 testime, ndërsa rastet më të mëdha të infektimit janë regjistruar në Tiranë 89, Korçë 41, Lushnje 38, Krujë 31, e të tjera.