Qeveria e Kosovës ka njoftuar se po i përcjell me vëmendje zhvillimet e fundit rreth Dhomave të Specializuara, për të cilat thonë se janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës.
Përmes një komunikate për media, Qeveria e Kosovës thotë se beson thellë në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit, që mbetet një nga periudhat më të ndritshme të historisë.
“Askush nuk mund të gjykojë luftën tonë për liri. Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për çlirimin e vendit tonë, për mbrojtjen e pragut të shtëpisë, e jo në tokë të huaj, dhe si e tillë gëzoi mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, që kulmoi me fushatën e bombardimeve të NATO-s. Qeveria e Republikës së Kosovës, konsideron se askush nuk mund të konsiderohet fajtor pa vendim përfundimtar të organeve kompetente të drejtësisë”, thuhet në njoftim.
“Bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e Kosovës kanë qenë gjithmonë dhe vazhdojnë të jenë shembull për respektim dhe bashkëpunim me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet tutje në njoftim.
-
Teksti i plotë i Deklaratës së Kuvendit të Kosovës për vendimin e Speciales
-
SHBA-ja e BE-ja thirrje për pranim të aktgjykimit, Britania e Franca mbështesin Kosovën
-
Haziri: Drejtësia e vendosur përmes Speciales të jetë e barabartë për të gjithë
-
Qeveria për bastisjen e Krasniqit: Do të bashkëpunojmë edhe më tutje me drejtësinë ndërkombëtare
-
Hoti: Veprimet e Speciales duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë