Arbëri

Mediat austriake: Në mesin e të dyshuarve për terrorin në Vjenë ka edhe kosovarë, atentatori nga Maqedonia quhet Kujtim Fejzulai

Foto: Reuters

Atentatori nga Vjena është me origjinë nga Maqedonia e Veriut, njoftoi ministri i Brendshëm austriak.Të dyshuarit e tjerë, sipas portalit “Heute”, janë nga Vjena, Kosova, Bangladeshi, Çeçenia dhe lokalitetet austriake St. Pölten dhe Mödling. Agjencia austriake e lajmeve APA shkruan se terroristi quhet Kujtim Fejzulai.

Ministri i Brendshëm i Austrisë Karl Nehammer tha se atentatori i vrarë nga policia në Vjenë ishte 20-vjeçar, ka rrënjë “nga Maqedonia veriore” dhe ka qenë i dënuar për shkak të bashkimit për motive terroriste.