Arbëri

Paralajmërohet kthimi i ekipeve mjekësore në pika kufitare, komunat ankohen për mungesa në staf

 

Me shtimin e numrit të rasteve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë përsëri do t’i vendosë ekipet mjekësore nëpër pikat kufitare në gjithë vendin.

Por, përderisa një gjë të tillë ia kanë pohuar Kohës zyrtarë të kësaj Ministrie, kjo komunave ende nuk u është komunikuar.