Arbëri

Pandemia vështirëson punën në klinikat që nuk trajtojnë pacientë me COVID-19

Përveç trajtimit të të prekurve nga Covid-19, klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke e vazhduar punën edhe me trajtimin e pacientëve që kanë sëmundje të tjera.

Udhëheqësi i SHSKUK-së, teksa tregon për problemin që u ka shkaktuar pandemia, thotë se po mundohen që qytetarëve t’ua sigurojnë të gjitha shërbimet në dispozicion.

“Tregon që vazhdimisht kanë punuar dhe qytetarët kanë marrë shërbime edhe pse ndonjëherë kanë pasur mungesë të stafit mjekësor”, deklaron u.d. i drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

E një ndër klinikat e cila nuk është ndalur asnjëherë që nga fillimi i pandemisë, e që konsiderohet si më e ndjeshmja, është ajo e Onkologjisë, ku trajtohen personat e prekur nga kanceri.

Familjarët e pacientëve të kësaj klinike, ndonëse nuk kanë dashur të flasin para kamerës, janë ankuar për vonesa në marrjen e shërbimeve.

Por, këto vonesa i ka arsyetuar drejtori i Klinikës së Onkologjisë.

“Tregon se shkaku që disa pacientë duhet me përdor një shtrat u shkakton edhe vonesa”, ka thënë drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka treguar se janë duke planifikuar që së shpejti të rrisin kapacitetet në këtë klinikë.

“Tregon që janë duke planifikuar të ketë investime në këtë pjesë edhe me u dalë në ndihmë personave të tillë edhe që me rrit numrin e kapaciteteve”, tha Zemaj.

Ka më shumë se 6 muaj që Klinika Infektive dhe ajo e Pulmologjisë janë duke trajtuar vetëm pacientët e prekur nga Covid-19.