Arbëri

PDK-ja kërkon shkarkimin e dy ministrave të Qeverisë Hoti

PDK-ja kërkon shkarkimin e dy ministrave të Qeverisë Hoti

Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se nuk janë duke parë ndonjë përgjegjësi morale të Qeverisë Hoti lidhur me skandalet e fundit, siç janë vjedhjet në institucionet publike dhe shkarkimi i Task-forcës Antikorrupsion.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami dhe ai i Ekonomisë, Blerim Kuçi, duhet të shkarkohen dhe duhet të tërhiqet vendimi për shfuqizimin e Task-forcës Antikorrupsion.