Arbëri

Sot mblidhet Komiteti për vlerësim të situatës me COVID-19

Sot Ministria e Shëndetësisë do të mbledhë komitetin për vlerësim dhe koordinim të situatës epidemiologjike rreth COVID-19, ku do t’i shqyrtojnë propozimet për masat e reja parandaluese.

Ndërkohë të premten 418 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në Kosovë, shifër kjo më e larta ditore që nga fillimi i pandemisë para 7 muajsh. Gjithashtu, janë shënuar 4 viktima, transmeton KOHA.

Zyrtarët shëndetësorë kanë kërkuar respektim të rekomandimeve të IKSHPK-së, për të mos shkuar në ashpërsim të masave, derisa kanë thënë se është shqetësuese rritja e numrit të pacientëve të infektuar me COVID-19 që po kërkojnë trajtim spitalor.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë infektuar 19.328 persona, prej të cilëve 678 kanë vdekur, ndërsa 15.434 janë shëruar.